Publikohet video e vrasjes së djeshme në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i vrarë Nazmi Bandulla. Nazim Bandulla u vra dje në orën 8:15 të mëngjesit në lagjen “Rus” në Shkodër.
Viktima ndodhej bashkë me një person tjetër, kur një mjet tip “Benz E-clas”, ngjyrë gri, me xhama të zinj para dhe mbrapa, është afruar dhe autorët nga brenda makinës kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i marrë jetën Nazim Bandulës.
Viktima, sipas burimeve, ka tentuar që të futet brenda lokalit kur është qëlluar, por e ka pasur të pamundur që të lëvizë.
Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të paditur me makinë.
Në lokalin ku ndodhi vrasja, mbërritën forca të shumta Policie duke rrethuar zonën dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër.




