Panorama.al ka publikuar pamjet e momentit të shpërthimit të komanduar të eksplozivit të gjetur pranë zonës së Velierës në Durrës, të kryer nga forcat xheniere mëngjesin e sotëm (21 maj).
Në video dëgjohet shpërthimi i fuqishëm i lëndës plasëse dhe më pas shihen flakë dhe tym që ngrihen në ajër. Zona e Velierës ishte bllokuar që prej mbrëmjes së së martës (20 maj), kur u zbulua sasia e dyshuar e eksplozivit.
Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit të automjeteve, i cili kishte qenë i pezulluar për më shumë orë.
Ngjarja vijon të mbetet nën mister, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me sasinë e eksplozivit, rrethanat e zbulimit apo personat e dyshuar.