Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici u paraqit paraditen e kësaj të marte në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
Lajmin e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala.
Ish-drejtoresha e IKMT-së qëndroi për rreth 2 orë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa ende nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara pranë Prokurorisë, Bici u pa të hyjë dhe të dalë e vetme nga SPAK.


