Mëngjesin e kësaj të mërkure, në Korçë janë regjistruar reshje të lehta dëbore në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.
Pavarësisht se stina e pranverës ka filluar, zona e Dardhës është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Firma kontraktore e angazhuar ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të siguruar qarkullimin e automjeteve.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në segmentin e prekur.


