Pas ankesave të banorëve në zonat e ish-parkut të autobusëve dhe “21 dhjetorit”, lidhur me hapësirat e ngushta publike të shkaktuara nga automjetet, uniformat blu kanë ndërmarrë një aksion për spostimin e këtyre makinave.
Në këto zona, blutë spostuan me karrotrec 17 makina të parkuara në mënyrë të gabuar, të cilat kishin bllokuar qarkullimin e lirë.
Për secilin rast, drejtuesit e automjeteve janë gjobitur me vlerë 3000 lekë.