Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në fshatin Nënshat, Vau i Dejës, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak pa leje.
Operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit policor të koduar “Brezi”, me fokus evidentimin dhe ndalimin e personave që lëvizin të armatosur dhe rrezikojnë sigurinë publike.
I arrestuari është identifikuar si shtetasi E. P., banues në Nënshat, ndërsa ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.