Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen pranë urës së ‘Zogut’.
Si pasojë e përplasjes së një Minicoper me një mjet tjetër tip Golf kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit.


