Emisioni “Tak Fak” ka ngritur një problematikë sa urbane aq edhe njerëzore: mungesën e banjove publike në Tiranë.
Në një vëzhgim në terren, ai ka ndjekur gjurmët e 8 pikave ku dikur ndodheshin banjo publike — që nga koha e Mbretërisë së Zogut, deri në periudhën e komunizmit. Sot, ato nuk ekzistojnë më.
Përmes intervistave me qytetarë dhe turistë, del në pah se zgjidhja e vetme për nevojat fiziologjike mbetet lokali. Pra hyrja në lokale vetëm për të përdorur tualetin, shpesh me kushtin për të blerë një pije apo ushqim.
Në një Tiranë me rritje të pandalshme të popullsisë dhe një fluks në rritje të turistëve, nevoja për infrastrukturë bazë si banjot publike është kthyer në urgjencë.
A do të reagojnë autoritetet ndaj kësaj kërkese kaq elementare por jetike për dinjitetin qytetar? “Tak Fak” ngre zërin.