Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi që e ka lënë atë në masën “arrest me burg”.
Për këtë, mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur që të marrë në konsideratë kërkesën e tij, nëse çështja do të kalojë ose jo për shqyrtim në seancë gjyqësore.
Erion Veliaj ka paraqitur kërkesë për shfuqizimin e vendimit që ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kujtojmë që në nëntor të vitit të kaluar ekipi i tij i mbrojtësve depozitoi një ankim në Gjykatë Kushtetuese, ku ai synon lirimin.
Nga Kushtetuesja, Veliaj kërkon shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj tij.
Sipas kryebashkiakut, vendimet janë dhënë në shkelje të Kushtetutës, pasi përgjatë procesve të caktimit të masës i është shkelur e drejta e procesit të rregullt ligjor e proporcionalitetit të masës së sigurimit dhe ajo e prezumimit të pafajësisë.
Erion Veliaj, i pandehur i SPAK për 5 vepra penale, mes të cilave edhe “korrupsioni” dhe “pastrimi i parave” qëndron në qeli prej shkurtit të vitit të kaluar.


