Pandemia e Covid ka çuar në pranga persona apo grupe që në një mënyrë apo në një tjetër kanë përfituar nga situata. Ndryshe nga rastet që jemi mësuar të dëgjojmë deri më sot për tampon fals, këtë herë vaksinimi mund të bëhet në mënyrë fiktive.
Në rrjetet sociale, qarkullojnë video ku shihet sesi qytetarët mund të blejnë një certifikatë vaksinimi. Faqja në Tik Tok ka publikuar lajmërimin për të gjithë ata që dëshirojnë një certifikatë vaksinimi 100 përqind të sigurtë për të udhëtuar në Europë.
Deri më tani nuk dihet nëse policia po e heton këtë rast, ndonëse videot janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme për të gjithë.



