Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje jo vetëm të numrit të të infektuarve, por edhe të vaksinimit anti-COVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,413 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 92 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 184 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Ndërkohë që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani numri total i vaksinimeve të raportuara ka shkuar në 2 599 639 qytetarë përfshirë dhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara.



