Një vajzë e re zvicerane ka vendosur të pranojë fenë islamen në muajin e shenjtë të Ramazanit. Konvertimin në fenë islame ajo e ka bë në xhaminë shqiptare “Sunna” në Dietikon.
“Mashallah, elhamdulilah
Ramazani ky muaj i mëshirës, i zbutjes së zemrave.
Sot në xhaminë tonë fesë islame iu shtua edhe një besimtare, një vajzë pranoi fenë Islame ku edhe shqiptoi shehadetin para imamit.
Zoti e ruajtë këtë motër muslimane, e bëftë prej besimtareve të devotshme”, ka njoftuar imami i xhamisë në rrjetet sociale.