Policia ka arrestuar Valbona Ramën, nënën e 26-vjeçares Ermalinda Rama, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës lidhur me vrasjen e babait të saj.
Ngjarja ndodhi në fshatin Frashër, ku Ermalinda Rama vrau babanë e saj 56-vjeçar me një mjet strangulues (tel), për motive të dobëta.
Hetimet zbuluan se Valbona Rama ka ndihmuar vajzën për të pastruar trupin e viktimës, duke u përpjekur të fshehë vrasjen dhe të paraqesë ngjarjen si aksidentale.
53-vjeçarja u arrestua në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Fier dhe po përballet me akuzën për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.
Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.