Përfaqësuesit ligjorë të shoqëria “Focus Media News” dhe “Panorama Group” kanë depozituar një shkresë në Komisariatin nr.1 për të ndërhyrë menjëherë për shkak se shoqëria KAYO dhe policia ushtarake refuzojnë të lejojne hyrjen ne godinën e “Panorama Group”, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.
Në shkresë depozituar ngrihet shqetësimi se përfaqësues të shoqërisë ‘KAYO” sha dhe punonjës të Policisë Ushtarake kanë penguar ekzekutimin e vendimit, duke mos lejuar përfaqësuesit e shoqërise dhe punonjësit e shoqërisë se bashku me gazetarët, për të hyrë në ambientet e vendit të punës dhe per te terhequr sendet e tyre personale.
Gjithashtu theksohet se KAYO ka penguar aksesin dhe hyrjen e përfaqësuesve të shoqërive kërkuese dhe gazetareve edhe në godinën në posedim të shoqërisë “Panorama Group” sha, për të cilën shoqëria “KAYO” sha në asnjë moment nuk ka paraqitur pretendime gjatë gjykimit të vendimarres mbi marrjen së masës të sigurimit të padisë.
Përfaqësuhet ligjorë kërkuan nga policia marrjen e masave të menjehershme per te bere te mundur ekzekutimin të Gjykatës se Shkallës se Pare te Juridiksionit të Pergjthshem Tiranë.
Shkresa e plotë:
Nr. Prot of
Tiranë, më date 13.08.2025
Kërkues: Shoqëria “Focus Media News” shpk identifikuar me NUIS K21909002K Shoqëria “Panorama Group” sha, identifikuar me NUIS K22112005E
Lënda: Kerkese për mosekzekutimin e Vendimit Nr. Regj. Them 805, datë 11.08.2025 nga Gjykata e Shkalles se Parë te Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë
Drejtuar: Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë
I/E nderuar,
Më datë 12.08.2025, Gjykata e Shkallës së Parë te Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë ka marrë vendimin Nr. Regj Them 805, e cila ka vendosur:
“1. Pranimin pjeserisht të kerkeses
2. Zyra e Permbarimit Shteteror shte e detyruar qe brenda 24 oresh nga marrja e vendimit te marre masat ge te kryeje identifikimin dhe inventarizimin e sendeve personale te gazetarëve te Shoqërise “Focus Media News” sha dhe t’i lejoje ata brenda këtij afati et marrin ne dorezim sendet, dokumentacionin, akte dhe dokumente elektronike qe ndodhen në kompjuterët e punes apo ne ambientet epunes apo që ne ruajje ne Rezervat e Shtetit .
3 Zyra e Permbarimit Shteteror eshte e detyruar qe brenda 48 orësh te kryeje identifikimin dhe inventarizimin e sendeve te luajtshme dhe paisjeve te kerkuesit Shoqërise”FokusMedia Neës” sha dhe sipas rastit t’i vendosë ne ruajje apo te lejoje kerkuesit ‘t i tërhegin.
4. Pushimin e giykimit per kerkesat e tjera. 5. Kerkuesit, ose punonjesit e tyre, brenda 15 diteve janë te detyruar te ngrene padine e themelit ne lidhje me shperblimin e dëmit. 6. Kunder ketij vendimi mund te paraqitet ankim i veçante ne Gjykatën e Apelit ët Juridiksionit te Përgjithshem, brenda 5 diteve nga e nesërmja e njoftimit te vendimit”.
Në këto kushte, më datë 13.08.2025, përfaqësuesit ligjorë të shoqërise “Focus Media Neës” shpk dhe shoqërisë “Panorama Group” sha se bashku me gazetaret dhe punonjësit e saj, janë paraqitur në ambientet e vendit të punës, duke kërkuar ekzekutimin e këtij vendimi nëpemjet Zyrës së Përmbarimit.
Më tej, rezulton se përfaqësues të shoqërisë ‘KAYO” sha dhe punonjës të Policisë Ushtarake kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi, duke mos lejuar përfaqësuesit e shoqërise dhe punonjësit e shoqërisë se bashku me gazetarët, për të hyrë në ambientet e vendit të punës dhe per te terhequr sendet e tyre personale.
Perfaqesuesit e shoqerise “KAYO” sha dhe punonjesit e Policise Ushtarake kanë penguar aksesin dhe hyrjen e përfaqësuesve të shoqërive kërkuese dhe gazetareve edhe në godinën në posedim të shoqërisë “Panorama Group” sha, për të cilën shoqëria “KAYO” sha në asnjë moment nuk ka paraqitur pretendime gjatë gjykimit të vendimarres mbi marrjen së masës të sigurimit të padisë.
Në keto kushtë, kërkojme prej jush marrjen e masave të menjehershme per te bere te mundur ekzekutimin e Vendimit Nr. Regj Them 805, date 12.08.2025, të Gjykatës se Shkallës se Pare te Juridiksionit të Pergjthshem Tiranë.
Bashkëlidhur, gjeni kopjen e vendimit.
Shoqeria “Focus Media News” shpk
Shoqeria “Panorama Group” sha Perfaqesuar nga
Gazetari Z. Igli Çelmeta
Juristi Z. Frenki Hajdari