Policia ka proceduar penalisht një farmacist pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku.
Hetimet nisën për 24-vjeçarin me iniciale D. M., i cili dyshohet se për shkak të detyrës goditi me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar me iniciale shtetasin Th. Ç..
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek”, njofton policia.