Policia e Cërrikut ka arrestuar mbrëmjen e së martës shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje.
Sipas burimeve, Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja është regjistruar pasditen e së martës në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen nr. 2 të qytetit të Cërrikut.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit të gruas, autoritetet kanë lëshuar një urdhër mbrojtjeje në favor të saj.
Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.