Policia greke ka arrestuar dy të rinj grekë, të moshës 27 vjeç, për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar, Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur më 18 gusht në lagjen e Agios Panteleimonas në Athinë.
Sipas hetimeve, urdhri për ekzekutimin dyshohet se është dhënë nga një kreu i një mafie shqiptare nga burgu, ndërsa ekzekutimi është kryer nga të rinjtë e arrestuar.
Autoritetet mendojnë se vrasja ishte një mesazh drejtuar vëllait të viktimës, i cili jeton në Larisa dhe dyshohet të jetë i përfshirë në rrjete kriminale të ndryshme.
Vrasja e shqiptarit po hetohet nga Drejtoria e Vrasjeve e FBI-së Greke.