Uniforma falas për 5460 nxënës nga Kisela Voda
Uniforma falas janë siguruar për të gjithë 5460 nxënësit e të gjitha shkollave fillore në territorin e komunës së Kisella Vodës.
Kjo masë është një nga hapat për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët dhe për të mundësuar zhvillim pozitiv të fëmijëve.
Duke ofruar uniforma falas për të gjithë, zvogëlohet rreziku i diskriminimit dhe të gjithë nxënësit më mire respektohen dhe pranohen.
Çdo shkollë do të ketë ngjyrë të ndryshme uniforme, në këtë mënyrë do të ngrihen standardet e sigurisë në shkolla. Njohshmëria e uniformës bën që prania e personave që nuk janë pjesë e asaj shkolle të dallohet menjëherë, duke parandaluar kështu rreziqet e padëshiruara.
Investimi te më të rinjtë është një investim në të ardhmen tonë!