Donald Trump ka reaguar sërish për Iranin me një deklaratë të fortë në Truth Social, ku paralajmëron zhvillime dramatike dhe flet për fundin e një periudhe të gjatë tensionesh.
Presidenti amerikan deklaron se “një qytetërim i tërë mund të zhduket sonte dhe të mos rikthehet më kurrë”, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por e konsideron si një mundësi reale.
Megjithatë, ai lë të hapur edhe një dritare për një marrëveshje të mundshme, duke theksuar se me një ndryshim të plotë të regjimit dhe me ide më të moderuara, mund të ndodhë diçka “revolucionare dhe pozitive”.
Në mesazhin e tij, Trump shprehet se bota ndodhet përballë një prej momenteve më të rëndësishme në historinë moderne, ndërsa shton se 47 vite shantazh, korrupsion dhe dhunë mund të marrin fund. Në përfundim, ai shpreh mbështetje për popullin iranian, duke uruar që zhvillimet të sjellin një të ardhme më të mirë.


