Një depo nafte ka marrë flakë në qytetin rus të Belgorod. Informacionin për këtë u konfirmua nga guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov në kanalin e tij Telegram.
Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod-it akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës të qytetit.
Më vonë ai njoftoi se dy persona kanë mbetur të lënduar, por se janë jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit u morën me shuarjen e zjarrit, deklaroi ai.
Këto janë akuza të reja nga pala ruse ndaj ukrainasve për sulm ndaj territorit të Rusisë. Kujtojmë, Rusia dy ditë më parë akuzoi Ukrainën se kishte sulmuar një depo armësh në të njëjtin qytet. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.
Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.