Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që “menjëherë” të mbajë mbledhje për kërcënimin që paraqet Rusia për Ukrainën.
Kuleba në Tuiter shkroi se trupi më i fuqishëm i OKB-së duhet të takohet “për të biseduar për veprimet urgjente të kahëzuara drejt deeskalimit, si dhe hapave praktik për garantimin e sigurisë së Ukrainës”.
“Zyrtarisht kërkova nga vendet-anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që menjëherë të mbajnë konsultime sipas nenit 6 nga Memorandumi i Budapestit për garanca të sigurisë për të biseduar për veprime urgjente të kahëzuara drejt deeskalimit, si dhe hapave praktik për garantimin e sigurisë së Ukrainës”, shkroi ai në Tuiter.
Në një kumtim tjetër në Tuiter potencoi se jo vetëm Ukraina, por e tërë bota po i ndjekë me kujdes veprimet në Rusi lidhur me njohjen e të ashtuquajturave LNR/DNR (të ashtuquajturat Republika popullore e Donjeckut dhe Luganit të cilat nuk janë të pranuara nga asnjëra anëtare e OKB-së).
“Të gjithë i kuptojnë pasojat. Ka shumë emocione, por mu tani të gjithë duhet të qetë të fokusohemi në përpjekjet për deeskalim. Nuk ka mënyrë tjetër”, bëri thirrje shefi i diplomacisë ukrainase.
Presidenti rus, Vlladimir Putin kumtoi se vendimi për njohje të rajoneve separatiste në Ukrainë do të silelt sot.
Njohja e mundshme e pavarësisë së Luganit dhe Don jeckut, sipas mediumeve amerikane, do të ishte hap që do t’i përforcojë tensionet me Perëndimin për shkak të druajtjeve se Kremlini mund të fillojë menjëherë invazion në Ukrainë.
Liderët e rajoneve separatiste sot kumtuan deklarata televizive në të cilat bëjnë thirrje që Putini t’i njohë si shtete të pavarura dhe të nënshkruajë marrëveshje për miqësi të cilat paraqesin ndihmë ushtarake për t’i mbrojtur nga, siç e përshkruan, ofanzivën ushtarake ukrainase në rrjedhës. Dhoma e ulët e parlamentit rus javën e kaluar paraqiti kërkesë të ngjashme.