LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Saravë të Lushnjës.
44-vjeçari, Kujtim Meta ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me arme ende në rrethana të paqarta. Sipas raportimit në Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në afërsi të stacionit të trenit ndërsa mësohet se i plagosuri, Kujtim Meta është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Burimet e Gazetës Shqiptare kanë mësuar se 44-vjeçari, Kujtim Meta është përfshirë në një konflikt të çastit në një lokal të zonës.
Mësohet gjithashtu se Meta ka marrë dy plumba në bark, çka ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të jetë e rëndë.
Ende nuk ka një informacion sa i përket autorit, deri më tani burimet e Gazetës Shqiptare kanë konfirmuar se ka qenë një person i maskuar.
Ndërkohë dyshohet se Meta është me profesion shofer kamioni.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.



