Babai i Sulo Halilit, trupi i të cilit është gjetur i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta të Greqisë (Beoti), ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e tij dhe personin e fundit që i biri ka takuar.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 27-vjeçarit u shpreh se ishte bashkëshortja e viktimës, me të cilën kishte dy fëmijë, 1 muajsh dhe 3 vjeç, që i tha se Sulo nuk po kthehej në banesë.
Ai rrëfeu se ditën e zhdukjes i biri kishte shkuar me një shok për të marrë patentën.
“Shoku i tij më tha që e çova në Kalkidha, më la në kafene dhe iku, më tha do kthehem prap. Pastaj telefoni i doli i fikur”, u shpreh babai i 27-vjeçarit.
Babai i Sulo Halilit: Nusja kishte telefonuar kunatën dhe i kishte thënë që thuaj babit “spo vjen Sulo”. Më pas më mori në telefon dhe tha që ishte zhdukur.
Kishte shkuar në punë, u kthye në shtëpi dje o tha nuses do iki të marr patentën. U nis me një shok të tijin, atje la shokun e tij dhe më pas ku shkoi nuk e dimë.
Kur ai e mori në telefon, ishte fikur. Nuk ka pasur konflikte me askënd, nuk e ka kërcënuar njeri.
Na bënë edhe gruan të vdekur. Nusen e kam në shtëpi, ai nuk i ka lënë asnjë përshtypje për këto çështje. Djalin nuk di ta ketë kërcënuar askush.
Hera e fundit që erdhi në Shqipëri ishte në shtator, dhe më pas iku në Greqi.
Kishte gati 7-8 vite që kishte shkuar atje, ndërsa i martuar kishte 4 vite. U njohën vetë me djalin tim, s’kanë pasur konflikte, kanë dy fëmijë bashkë.
Si e identifikuan trupin?
Nga AND-ja që shkova e dhashë unë si baba.
Ke folur me shokun e tij?
Më tha që e çova në Kalkidha, më la në kafene dhe iku, më tha do kthehem prap. Pastaj telefoni i doli i fikur. Nuk ka pasur probleme as në Shqipëri dhe as në Greqi.


