Një lokal sezonal i quajtur në bregdetin e Darëzezës në Fier, u përfshi nga flakët rreth orës 17:30 të ditës së sotme.
Burime për News 24 bëjnë me dije se zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por duke qënë se lokali është i ndërtuar me dru, është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht edhe ndërhyrjes me mjete rrethanore nga banor rreth e zonës.
Lokali në pronësi të shtetasit A. B, funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të verës, ndërkohë që dëmi i përllogaritur arrin në 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa janë djegur të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120 shezlongë dhe 60 çadra.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, pasi sipas banorëve pranë lokalit ka patur vizitorë, të cilët kanë konsumuar birra dhe cigare.
Në lokalin e mbyllur që nga përfundimi i sezonit , energjia elektrike ishte e ndërprerë.
Pritet verifikimi nga ana e grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje