Notre Dame , perla e çmuar gotike në Paris që u përfshi nga flakët në vitin 2019, do të rihapet zyrtarisht të shtunën.
Rihapja zyrtare fillon me një ceremoni me shumë të ftuar, e ndjekur më pas nga tetë ditë mesha dhe lutje të veçanta.
Kush është ftuar?
Lista e të ftuarve do të jetë e gjatë dhe me plot emra të njohur, por i pranishëm do të jetë edhe Donald Trump. Presidenti i zgjedhur amerikan njoftoi këtë javë se do të udhëtojë në Paris, ky udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që nga zgjedhjet e muajit të kaluar.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish.
Një mungesë e rëndësishme, megjithatë, do të jetë Papa Françesku. Një kryepeshkop kryesor francez tha se “ylli” i ceremonisë duhet të jetë vetë “Notre Dame”. Rreth 170 peshkopë nga Franca dhe e gjithë bota do të Për tetë ditët pas rihapjes, mesha do të mbahen dy herë në ditë, së bashku me ceremoni të veçanta në mbrëmje. Shumë prej këtyre shërbimeve do të jenë të hapura për publikun.
Më 17 dhe 18 dhjetor, katedralja do të presë koncertet e “Magnificat” të Johann Sebastian Bach.
Katedralja pret të mirëpresë deri në 15 milionë vizitorë çdo vit. Për momentin, vizita mbetet falas. Mysafirët do të jenë në gjendje të rezervojnë një biletë falas në internet dhe të hyjnë në ndërtesë ose në të njëjtën ditë ose një ose dy ditë pas rezervimit.
Çfarë pritet të ndodh të shtunën?
Macron do të mbajë një fjalim para katedrales rreth orës 18:00 (12:00 ET). Kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich më pas do të hap dyert e mbyllura të katedrales.
Kujtojmë se më 15 prill 2019, Notre Dame u përfshi nga flakët. Shkaku i zjarrit mbetet një mister. Hetuesit thonë se ka të ngjarë të jetë një aksident, ndoshta nga një cigare e djegur ose një mosfunksionim elektrik.
Franca dhe pjesa më e madhe e botës u dëshpëruan teksa çatia e katedrales 860-vjeçare u rrëzua, duke e spërkatur dyshemenë prej guri poshtë me blozë. Macron e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme” dhe u zotua të rindërtojë kishën historike.
Disa nga biznesmenët më të pasur të vendit premtuan qindra milionë euro për restaurimin.
Pas më shumë se 2,000 ditësh pune duke përfshirë 2,000 njerëz, 2,000 pemë lisi dhe 2,000 karakteristika të restauruara ose rindërtuara bota mori pamjen e parë të “Zonjës së Parisit” javën e kaluar, ndërsa presidenti francez vizitoi monumentin e restauruar me gruan e tij. Brigitte dhe një grup klerikësh./CNN