Avokati Artan Gjermeni ka argumentuar arsyen pse u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO për rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës për të mos qëndruar pas kafazit prej qelqi në seancat gjyqësore dhe për t’u njohur me aktet e dosjes.
Artan Gjermeni: Në seancën e datës 2 dhjetor është parashtruar nga i pandehur Veliaj kërkesat:
Heqja e masës së vendosur në kafaz, vënia e plotë e akteve të plotë e akteve të dosjeve, shtyrjen e seancave derisa kjo e drejtë t’i plotësohej për t’u njohur me aktet.
Avokati ka pjesën e vet të njohjes së akteve, i pandehur pjesën e vet.
Nuk mundesh të lexosh 60 mijë faqe dhe t’ia relatosh personit që mbron. Ne kemi pretenduar para gjykatës të trajtimit me dy standarde të të pandehurve, të trajtimit të tyre.
Është i njëjti prokuror edhe në rastin Meta, midis të tjerëve, të cilit iu është mundësuar kërkesa për njohjen e akteve. U urdhërua SPAK t’i mundësonte një pjesë të akteve të dosjeve.
Ne e paraqitëm me datën 2 na e rrëzuam dhe relatuam në seancën e sotme atë të datës 4 të Ilir Metës.
Dhashë dorëheqjen nga çështja, funksionet e mia të avokatit vazhdojë derisa avokatja e caktuar të vazhdojë funksionin. Nuk kam të drejtë të abuzoj me këtë gjë pse është marrë ky vendim nga ana e Gjykatës. Kurrë në jetën time s’do të reflektoj me nota negative ndaj gjykatës.
Por ky ishte shkaku pse unë dhashë dorëheqjen. Kur një avokat një realizon dot veprimet elementare, të drejtat elementare të një të pandehuri.


