Një 22-vjeçar shqiptar u kap nga karabinierët italiane duke shitur drogë në “Parco della Resistenza” të Ricciones.
Tregtari i ri u ndalua gjatë një kontrolli të rastësishëm të karabinierëve. Me shenja të qarta nervozizmi ai u mundua të mbrohej, por pa sukses.
Gjatë kontrollit iu gjetën 14.5 gramë kokainë e ndarë në 27 doza dhe 370 euro cash, që besohet se vinin nga fitimet e aktivitetit të paligjshëm.
22-vjeçari u përpoq të justifikohej, duke thënë se ishte turist dhe se droga që kishte me vete ishte për përdorim personal, por oficerët nuk e besuan historinë e tij dhe e arrestuan, informon media italiane.
Trafikanti i ri i drogës u paraqit në gjykatë për një gjykim të shkurtuar, duke pranuar autorësinë.