Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në takimin e tij me biznesin e fasonerisë së Durrësit lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Berisha tha se për inceneratorin e Tiranës janë harxhuar 130 mln euro, dhe në fund inceneratori nuk u ndërtua kurrë.
“Ku është inceneratori i Tiranës? A mund ta merrni me mend ju, të merren nga taksat tuaja dhe të përdoren për të ndërtuar një incenerator, të harxhohen 130 milionë euro dhe të mos i gjenden gjurmët atij”, tha Berisha.
Kryedemokrati akuzoi ministren Belinda Balluku për këtë aferë. Ai tha se Belinda Balluku, ka pasur detyrën që ta mbikëqyrë ndërtimin çdo muaj.
Por sipas Berishës, ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin ndërkohë që ndërtimi nuk ndodhte.
“Belinda Balluku, Lubi Balluku se ashtu e meriton, ka pasur detyrën që ta mbikëqyrë ndërtimin çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin, ndërtimi nuk ndodhte.Pse? Sepse ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama. Se unë nuk them se i merrte vetë, ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama dhe duhet të mbyllte gojën”, tha kreu i PD-së.
Sali Berisha: Ne do bëjmë një ndarje të drejtë të buxhetit duke rritur pensionet, duke rritur rrogat, dhe u garantoj se mbeten përsëri për të ndërtuar rrugë, për të ndërtuar infrastrukturë mbeten edhe më shumë se sa në periudhën kur ne kemi qeverisur dhe kemi ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë.
Por këta i vjedhin, këta i zhdukin. Ku është inceneratori i Tiranës? A mund ta merrni me mend ju, të merren nga taksat tuaja dhe të përdoren për të ndërtuar një incenerator, të harxhohen 130 milionë euro dhe të mos i gjenden gjurmët atij.
Belinda Balluku, Lubi Balluku se ashtu e meriton, ka pasur detyrën që ta mbikëqyrë ndërtimin çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin, ndërtimi nuk ndodhte.
Pse? Sepse ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama. Se unë nuk them se i merrte vetë, ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama dhe duhet të mbyllte gojën.
Ky është një shembull, unë mund të jap shembuj të tjerë ku rrugët ndërtohen me 10-fishin e çmimit.
Është një hotel këtu qëndërtohet, hoteli më i madh, në xham i tëri, 20-katësh. Doli punonjësja e tha se ky është i Lali Erit. Tani janë arrestuar 3-4 drejtorë, në një kohë kur të gjithë firmat janë ose të Maznikut ose të Veliajt sepse ata kanë qenë kryetarë të entit kontraktues.
Po pse nuk shkuan më tutje? Sepse po ato ditë, punonjës nga hoteli më informuan se aty është aksioner edhe Olsi Rama. Po po qe Olsi, është edhe Edi Rama.
Prandaj ajo dosje mbyllet, priten disa koka drejtorësh, por ata që kanë përfituar më shumë, japë sipër tyre dhe ata nuk akuzohen me asnjë presje.
Pra këtu do i gjejmë ne paratë për t’ua kthyer shqiptarëve në dyfishim pensionesh, në dyfishim rrogash.