Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK kanë shkatërruar një grup të organizuar kriminal me bazë në Durrës, i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës që përfshinte Shqipërinë, Italinë, vendet e BE-së dhe Amerikën Latine.
Dosja hetimore e Antimafies italiane, që e posedon dhe Gazeta Panorama Online, zbulohen emrat e anëtarëve të këtij rrjeti kriminal, por edhe pseudonimet që ata përdornin për t’u fshehur nga autoritetet.
Në këtë grup, shtetasja italiane Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”. Ndërsa Adi Çoba njihej me nofkën “Bisha” ose “i shëndoshi”. Nuredin Kipitiu ishte i njohur si “Nuro”, kurse Rigels Presi përdorte pseudonimet “Gelsi” ose “Seriali”.
Këto nofka ishin pjesë e një kodi të brendshëm që anëtarët e grupit përdornin për të shmangur identifikimin gjatë komunikimeve dhe veprimeve kriminale.