Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle në rajonin e Mesinisës në Kallamata të Greqisë, ndërsa të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje.
Sipas informacioneve, autoritetet po hetojnë nëse viktima ishte punëtor apo pronar i stallës, pasi disa nga dëshmitarë që kanë folur me policinë, pretendojnë se 42-vjeçari me origjinë shqiptare është vrarë nga një punëtor i tij.
Po ashtu, mediat greke bëjnë me dije se viktima ka pasur konflikt me dikë, që thuhet se është pronari i tij.
Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet në një stallë në lagjen Burnia, me një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë, e cila po verifikohet nëse është armë zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor nga Korinthi.


