Policia e Durrësit ka dhënë informacion lidhur me vdekjen e një personi, si pasojë e motit të keq.
Sipas njoftimit zyrtar, pas kërkimeve intensive të kryera nga shërbimet e Policisë dhe palombarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 54 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa.
Ndërkohë mësohet se ai ishte punonjës i ndërmarrjes komunale.
Trupi u gjet në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit Ushtarak.
Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se 54-vjeçari është marrë nga rrjedha e ujit, si pasojë e kushteve të krijuara në zonë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.


