Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit.
Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.
Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për News24 se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten.
Ata thanë se 45-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i varur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.
“Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.
“Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajintë. Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.


