Trupi i pajetë i një personi i cili u konstatua sot rastësisht nga një peshkatar amator në lumin Shkumbin në Elbasan është nxjerrë nga thellësia e lumit me fadromë.
Gazetari Fatmir Popja raporton se trupi i pajetë i përket një burri rreth të 50-ave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, ku një trup i pajetë u zbulua në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe rrethuan perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.
Për të nxjerrë trupin nga lumi, kërkua asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale.
Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse.
Lexo edhe: https://gazetashqiptare.al/2025/06/23/gjendet-nje-trup-pajete-ne-lumin-shkumbin-afer-qendres-se-elbasanit-policia-rrethon-zonen/