Mjeku ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të viktimës, që u gjet i djegur brenda një makinë ditë më parë në Greqi dhe që dyshohet se është shtetas shqiptar.
Ka dyshime se ky mjet metalik i përket predhës së plumbit që i ka marrë jetën personit. Ngjarja ndodhi në Skourta, në Viotia, ndërsa Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë viktima, për të përcaktuar nëse është ai.
Ai u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.
Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë se të gjendej. Mjeti u vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një makine nga Katerini, informon media greke.
Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare, i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.


