Elvin Merlika, i cili u arrestua gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe, ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Doklen, ngjarje e porositur nga Ervis Martinaj.
Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.
Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.
Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.


