Një vajzë 4 vjeçare duroi nën rrënojat e ftohta të tërmetit në Gaziantep 132 orë, derisa trupat e kërkim-shpëtimit e nxorrën të gjallë nga grumbujt e betonit.
Sengul Karabacak, vajza e vogël, arriti të shpëtohet nga rrënojat e një ndërtese të shembur dhe shpëtimtarët e saj u mrekulluan.
Ekipet e shpëtimit nxorrën fëmijë dhe të moshuar nga rrënojat të shtunën, ndërsa historitë e mrekullueshme të mbijetesës përkonin me varrosjet masive të banorëve që humbën jetën pas një tërmeti që shkatërroi pjesë të Turqisë dhe Sirisë, duke lënë pothuajse 25,000 të vdekur.
Turqia raportoi se të shunën numri i të vdekurve kaloi mbi 21.848 persona, ndërsa në Siri mbi 3500 të vdekur.
Presidenti turk Rexhep taip Erdogan tha të shtunënë se po planifikohet rindertimi i qindra mijëra shtëpive dhe qyteteve të shkatërruara nga tërmeti. Mes të tjerash tha se “Tërmetet e së hënës ishin 3 herë më të mëdhenj dhe 3 herë më shkatërrues se tërmeti i vitit 1999, që ishte fatkeqësia më e madhe në kujtesën e vendit”.
Dhjetëra mijëra punonjës të shpëtimit vendas dhe ndërkombëtarë janë ende duke kërkuar nëpër lagjet e rrafshuara, pavarësisht motit të ftohtë që ka shtuar mjerimin e miliona njerëzve që tani kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë. Megjithatë, mes shkatërrimit dhe vdekjes, të mbijetuarit vazhdojnë të dalin.
Menekşe Tabak, një grua 70-vjeçare, u shpëtua pasi mbeti e bllokuar nën rrënoja për 122 orë në provincën Kahramanmaraş, epiqendra e dy tërmeteve që tronditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave. Maşallah Çiçek, 55 vjeçe, u shpëtua në provincën Diyarbakır pasi mbijetoi nën rrënojat e një ndërtese ku kishte mbetur e bllokuar për 122 orë. Buşra Almusa, një 25-vjeçare, u shpëtua gjithashtu në Gaziantep 119 orë pas tërmetit. Në Hatay jugore, një vajzë dyvjeçare u gjet e gjallë 123 orë pas tërmetit, duke iu shtuar shumë fëmijëve të shpëtuar shumë kohë pas katastrofës dhe një grua shtatzënë që u gjet të premten.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime të ngrohta në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
Vetëm në Siri, rreth 5.3 milionë njerëz mund të kenë mbetur të pastrehë.
/ rtsh.al /