I arrestuari me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti është shoqëruar me rreth 140 forca policie, pasi iu dha leje për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij në varrezat e Tufinës.
Në videon e siguruar, Dritan Dajti duket i rrethuar nga dhjetëra forca të policisë speciale, operacionale mbështetur nga policia e Shteti, forcat RENEA dhe policitë lokale.
Sipas informacioneve, vrasësi i 4 efektivëve, ngjarje e ndodhur në gusht 2009, pas përfundimit të varrimit është rikthyer sërish në burg, në Peqin i shoqëruar nga efektivët.
LEXO EDHE:
PAMJE/ Dritan Dajti del përkohësisht nga burgu, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij



