Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një prononcim për Panorama Online tha se protesta e sotme e opozitës është protesta e njerëzve të lirë.
Sipas deputetit demokrat, qytetarët protestojnë sot kundër korrupsionit, krimit, por edhe varferisë.
Ai u shpreh se shqiptarët protestojnë sot për të rrëzuar regjimin dhe për të votuar të lirë.
“Kjo është protesta e njerëzve të lirë që protestojnë kundër korrupsionit, krimit, varfërisë, kundër asaj që shqiptarët detyrohen ta braktisin masivisht Shqipërinë. Kundër shkeljes së dinjitetit njerëzor. Shqiptarët protestojnë për të rrëzuar këtë regjim, që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të vendosin vetë për fatin e tyre të mëtejshme. Ky është një manifestim i gjerë”, tha Tritan Shehu.


