Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ai dhe ekipi i tij kishin dijeni për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin.
Sipas Wall Street Journal, kur u pyet se çfarë lloj njoftimi paraprak morën Shtetet e Bashkuara para sulmit, Trump tha: “Njoftim paraprak? Nuk ishte njoftim paraprak. Ne e dinim se çfarë po ndodhte”.
Trump tha se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten dhe planifikonte të fliste përsëri me të të premten, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Ai e quajti operacionin “një sulm shumë të suksesshëm”.
Ndryshe, sulmet e Izraelit në Iran po vazhdojnë.
Së fundmi janë raportuar shpërthime pranë centralit bërthamor Fordow.