Asnjëherë gara në ShBA për president nuk ka qenë kaq e polarizuar. Në garë janë:Një neokomunist 80- vjeçar, ish-zëvendëspresident dhe senator i vjetër i SHBA-së, që përfaqson ekstremistët demokratë. Në anën tjetër presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, biznesmen që ka nga pas të gjithë krahun e djathtë radikal politik amerikan, por i cili edhe vetë si aktor hollivudi nuk i kursen fare publikut qëndrimet e tij ekstreme.
Diskutohet në fushatë për gjithçka. Diskutohet ekonomia, emigracioni ilegal, bursa, covid-i, armët bërthamore, çështjet e pambyllura me Iranin, Kinën, Rusinë dhe terrorizmin .
Nuk ka asnjë pikë në të cilën përafrohen pikëpamjet e dy kandidatëve dhe fushata e SHBA-ve kurrë s’ka qenë aq e polarizuar. Po të pyesësh një votues republikan nga Teksasi, nga ata që mendojnë se Jezu Krishti ishte bjond me sy të kaltër nga Lindja e Mesme, jo vetëm që voton për Trump-in por mendon se Biden është komunist i Bashkimit Sovjetik.
Në anën tjetër nëse pyet një votues me ngjyrë në Nju Orlins, të thotë se Trump është anëtar i Klus Klanit.
“Avantazhi “ më i madh që presidenti aktual i SHBA-ve ka në këtë garë të fortë politike lidhet me përmirësimet, rritjen ekonomike që vendi pësoi gjatë qeverisjes së tij.
“Disavantazhi” i tij më i madh lidhet me gjendjen kritike të krijuar gjatë pandemisë, pasojat e së cilës SHBA vazhdon t’i ndiejë ende me numrin e madh të të vdekurve brenda ditës. Krijimi i kësaj situateje të vështirë në vend solli dhe shkarkimin e virologut Fauci nga presidenti Trump.
Të ndarë në çdo pikëpamje duket se edhe këtë herë do të vendosë Florida me hispanikët kubanë, të cilët çuditërisht votojnë për Trump.
Fushata bëhet në rrjete sociale për shkak të rrezikut për shpërhapjen e virusit Covid- 19, madje dhe debati historik mes dy kandidatëve është tërësisht virtual. Një luftë moderne politike, ku të rinjtë janë ata që do vendosin kush do jetë presidenti i ardhshëm, duke zgjedhur njërin nga ky çift simpatik të moshuarish mbi 75-vjeç.
Anisa Bahiti
Data 27.12.2025
Aktuale
- Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë, policia jep detajet
- Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT
- “Dezinformim, manipulim dhe krijime me AI!”- BIRN: Sulmet digjitale në 2025, më të sofistikuara dhe më të organizuara
- Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25% për lloje të ndryshme automjetesh
- Këmbimi valutor 27 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- “Lodhja” – fjala e vitit 2025
- Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër” (VIDEO)
- Ademi: Qasja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikon MO-në dhe të drejtat e shqiptarëve


