Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e kësaj të diele se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit.
“Damasku është tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez.
Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”.
Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, sipas “La Repubblica” tha: Asad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë.
Ndërsa kryeministri sirian, Ghazi al-Jalali, të cilit ushtria rebele fitimtare i ka njohur një rol garancie deri në ndryshimin zyrtar të pushtetit, tha në një intervistë me transmetuesin Al Arabiya se duhen të mbahen zgjedhje të lira.
Duhet të mbajë zgjedhje të lira në mënyrë që populli mund të zgjedhin se kush duhet t’i udhëheqë”, u shpreh ai.