Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se i ka dhënë fund jetës në rrethana tragjike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë, ku trupi i pajetë i 47-vjeçarit është gjetur brenda automjetit të tij, i cili ishte i parkuar në garazhdin e banesës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.