Tre persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur pasi të shtunën mbrëma një person hapi zjarr nga një anije drejt një turme që ishte mbledhur në një bar buzë ujit, në një qytet bregdetar të Karolinës së Veriut, thanë autoritetet amerikane.
Të shtënat ndodhën rreth orës 21:30, sipas kohës lokale, pranë një sërë baresh dhe restorantesh të frekuentuara në Sauthport, që gjendet 48 kilometra në jug të Uillmingtonit.
Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar ishte në një anije të vogël pranë bregut dhe papritur u ndal dhe shtiu drejt turmës dhe më pas iku.
Autori është identifikuar si Nigel Max Edge, 40 vjeç.
Pothuajse gjysmë ore më vonë, Rojet Bregdetare amerikane hasën në të dyshuarin dhe e arrestuan, informon CNN.
Autoritetet amerikane nuk kanë zbuluar identitetin e të dyshuarit dhe po ashtu nuk treguan motivet e këtij rasti.
Hetuesit nga disa agjenci – përfshirë Byronë Shtetërore të Hetimit dhe Gardën Bregdetare – të dielën vazhduan të mblidhnin dëshmi në vendin e ngjarjes, sipas NBC dhe intervistuan dëshmitarë.