Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjenova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i pallatit.
Njëra prej tyre, 32-vjeçare ka vdekur, ndërsa e lënduar është 36-vjeçarja. E lënduara është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur.
Paraprakisht dyshohet të ishte një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej dy grave dhe që motra tjetër u përpoq ta parandalonte, duke rënë gjithashtu. Ose më shumë ka të ngjarë që mund të ketë qenë një tentativë e dyfishtë e vetëvrasjes.
Dritarja nga e cila ranë dy gratë është e vogël dhe ka pamje nga oborri i brendshëm i ndërtesës.
Viktima, sipas mediave italiane, kishte katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është nëntë vjeç. Tani ato do t’i besohen babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej.
Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se gruaja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për keqtrajtim ndaj gruas.
Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, gruaja që vrau vdiq, dje kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen “Zoti më pret”.