Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës, ku një vajzë e mitur ka ndërruar jetë pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga i ati.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të shtetasit A.S., ku ai, në rrethana ende të paqarta, ka përplasur vajzën e tij 4-vjeçare. E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.