Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në vendin ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
Shëngjin / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.