Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punimeve për hapjen e një pusi.
Sipas policisë, gjatë punës me një fadromë, ka ndodhur një rrëshqitje dheu që ka zënë poshtë shtetasin me iniciale H.D., duke i marrë jetën në vend.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit fadromë, S.B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, në kuadër të hetimit që po zhvillohet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me incidentin.
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.