Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, u mburr me potencialin e Inteligjencës Artificiale dhe qasjen e kompanisë për ta zhvilluar atë në një takim të rrallë, i cili u raportua nga Bloomberg.
Apple ka qenë e ngadaltë në lasiimin e disa prej veçorive të saj me Al dhe ka ngecur me një përmirësim të planifikuar të mundësuar nga Al në Siri, të cilin e shtyu më parë këtë vit, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Bloomberg, ekzekutivi mblodhi stafin në auditorin e kampusit të Apple në Cupertino, Kaliforni, duke u thënë atyre se revolucioni i Al është “aq i madh ose më i madh” sa interneti, telefonat inteligjentë, cloud computing dhe aplikacionet.
“Ne do të bëjmë investimin për ta bërë këtë.”
Cook gjithashtu me sa duket vuri në dukje se si kompania “rrallë ka qenë e para” në kategori si kompjuterët personalë, telefonat inteligjentë, tabletët dhe MP3 player-at, por që Apple përfundimisht bëri versionet “moderne” të tyre.
“Kështu ndihem unë për Inteligjencën Artificiale”, tha Cook.
“Apple duhet ta bëjë këtë. Apple do ta bëjë këtë”, u tha Cook punonjësve, sipas njerëzve në dijeni të takimit.