Autoritetet italiane aktualisht po hetojnë nëse një superjaht misterioz i ankoruar në një port verior duhet të sekuestrohet në bazë të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas spekullimeve se ai mund t’i përkiste vetë Vladimir Putinit.
Sipas NYT , jahti 700 milionë dollarësh, Scheherazade, është një nga superjahtet më të mëdha dhe më të shtrenjta në botë, dhe që nga fillimi i tij në 2020, pronësia e tij e vërtetë është mbuluar në fshehtësi absolute.
Hetimi italian për pronësinë e Scheherazade vjen pasi autoritetet në të gjithë Evropën janë përpjekur për të identifikuar dhe sekuestruar jahte të lidhura me oligarkët rusë të përmendur në sanksionet e reja për pushtimin e Ukrainës. Javën e kaluar, autoritetet franceze kapën superjahtin Amore Vero në qytetin turistik mesdhetar të La Ciotat.
(d.a/dosja.al)