Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 viktima nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë shënuar 168 raste të reja. Gjithashtu u bë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 157 pacientë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.